Nasim Haradinaj

Nasim Haradinaj: Fajin pse ndodhemi në burg e kanë 82 deputetët që e votuan themelimin e Gjykatës Speciale

Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Nasim Haradinaj është duke e vazhduar dëshminë e tij në Gjykatën Speciale në Hagë. Ai  ka deklaruar se deputetët që e kanë votuar themelimin e Gjykatës Speciale, e kanë fajin që “prokurori ta uzurpojë drejtësinë”. “82 parlamentarë që e kanë çuar gishtin pa e ditur se çka po bëjnë, fajin e kanë deputetët e Kosovës që ta kanë mundësuar ty zotëri prokuror t’i uzurposh kompetencat edhe të Gjykatës Kushtetuese edhe të Avokatit të Popullit edhe të drejtësisë. Nuk pyetet askush më në Kosovë”, ka thënë Haradinaj. Prokurori më tutje ka vazhduar edhe me pyetjet rreth rastit të dëshmitarëve dhe dosjeve që kanë dalë në publik. Haradinaj ka thënë se nuk i komenton deklarimet e dëshmitarëve të tjerë,  që kanë dëshmuar para trupit gjykues.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …