Brickos

Ben Emerson

Avokati, Ben Emmerson, ka kërkuar që Paneli i Apelit të urdhërojë lirimin e përkohshëm të Kadri Veslit, konform ligjit

Në Gjykatën Speciale, në Hagë,  është thirrur  vendimi i gjyqtarit paraprak që ia kishte refuzuar Kadri Veselit lirimin nga paraburgimi. Avokati, Ben Emmerson, në ankesën e tij dërguar në Apel, ka thënë se gjyqtari i procedurës paraprake, Nicollas Guiju, ka abuzuar me diskrecionin e tij në dy raste me arsyet e dhëna në vendimet e nxjerra për refuzimin e lirimit. Në këtë formë, Emmerson ka kërkuar që Paneli i Apelit të urdhërojë lirimin e përkohshëm vet, dhe mos t’ia kthejë çështjen gjyqtarit paraprak. Së fundi, mbrojtja pohon se trajtimi i këtij shqyrtimi të paraburgimit nga ana e gjyqtarit të procedurës paraprake pas paraburgimit nga Gjykata e Apelit nuk është kryer në mënyrë të paanshme dhe në mirëbesim. Ai e trajtoi këtë çështje si një fakt të kryer dhe më pas u përpoq të justifikonte këtë përfundim. Për këtë arsye, Mbrojtja kërkon që Gjykata e Apelit të urdhërojë vetë lirimin e përkohshëm, në vend që t’ia kthejë çështjen gjyqtarit të procedurës paraprake, ka thënë Emmerson në parashtresat e tij.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka shprehur mbështetjen e tij për anëtarësimin e Kosovës në …