Zahe Bajrami, rrëfen për bashkëshortin e saj të vrarë, me 28 shkurt të vitit 1999 nga policët shqiptarë të Millosheviqit

Zahe Bajrami, rrëfen për bashkëshortin e saj të vrarë, me 28 shkurt të vitit 1999 nga policët shqiptarë të Millosheviqit

Zahe Bajrami nga Gjakova  tregon kur  23 vjet më parë  forcat serbe hynë në shtëpinë e saj dhe të tjerëve,   në Osek Hilë, por vrasjen e bënë shqiptarët të veshur me uniformen serbe. Kjo e rëndon edhe më shumë dhimbjen e zonjës së shtëpisë, e cila pa me sytë e saj, Mushk Jakupin dhe Muharrem Ibraj duke ia vrarë bashkëshortin. “Unë them: “S’di qysh s’jemi tranu”, shprehet Zahe Bajrami. Është e rëndë për Zahe Bajramin, të flas për dhimbjen e madhe që kishte përjetuar mëngjesin e hershëm të 28 shkurtit 1999. I  gjithë fshati Osekë Hylë i njohin babë e bir që u rreshtuan krah forcave serbe dhe jo vetëm ata. Mushk Jakupi e Muharrem Ibraj kishin edhe bashkëpuntorë të  tjerë, të cilët për çdo mbrëmje i raportonin në detaje për ato që ndodhte në këtë fshat të Gjakovës. Hyrja e trupave të NATO-s, në Kosovë, detyruan këta dhe disa spiunë të tjerë  të largohen nga Gjakova për t’u shpërngulur në Serbi, ku jetojnë edhe sot.

Kontrolloni gjithashtu

DASH: Qeveria e Kosovës është treguar e pasuksesshme në përpjekjet për të hetuar dhe luftuar individët e korruptuar

DASh, është shprehur i zhgënjyer pasi dy persona të sanksionuar nga ShBA janë propozuar për të qenë pjesë e qeverisë së re në Serbi

Departamenti Amerikan i Shtetit ka  bërë e ditur se pozicioni i tyre për ish-shefin e …