James O’Brien është propozuar nga kryetari amerikan Joe Bajden për të qenë kryetar i Zyrës së Koordinimit për Sanksionet

James O’Brien është propozuar nga kryetari amerikan Joe Bajden për të qenë kryetar i Zyrës së Koordinimit për Sanksionet

James O’Brien është propozuar nga kryetari amerikan Joe Bajden për të qenë kryetar  i Zyrës së Koordinimit për Sanksionet. Ky pozicion i ri në administratën amerikane do të jetë në një nivel të ngjashëm me atë të ambasadorit. Gjatë seancës dëgjimore në Senat, O’Brien tha se ka punuar për legjislacionin amerikan të sanksioneve për gati 30 vite. Diplomati amerikan u shpreh se ka 20 nivele sanksionesh të parashikuar në legjislacion dhe theksoi se sanksionet janë pjesë e strategjisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.  Ai ka deklaruar me këtë rast se sanksionet vendosen me qëllime të qarta dhe gjatë viteve të fundit kanë qenë në qendër të këtyre masave rreth 950 persona.

Kam parë se sa të rëndësishme janë sanksionet dhe e di që është jetësore. Ne duhet të kujdesimi që këto sanksione të zbatohen plotësisht”, u shpreh O’Brien.

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Sejdiu: Programi i Qeverisë së drejtuar nga Albin Kurti është varfër dhe me shumë pak përmbajtje

Dardan Sejdiu: Qeveria në detyrë nuk ka të drejtë të propozojë Buxhetin 2026 – është shkelje e Kushtetutës

Njohësi i çështjeve ekonomike, Dardan Sejdiu, ka deklaruar se Qeveria në detyrë nuk ka të …