AAK

AAK: Pretendimet e Serbisë për një Referendum kushtetues në Kosovë, janë sulm mbi integritetin kushtetues të Shtetit tonë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, përmes një reagimi ka theksuar se përpjekja e Serbisë për referendum kushtetues në Kosovë është sulm mbi integritetin kushtetues të shtetit. Pretendimi i Serbisë që të organizojë referendum kushtetues në territorin e Kosovës është sulm flagrant mbi sovranitetin dhe integritetin kushtetues të Kosovës. Prandaj inkurajojmë dhe jemi në mbështetje të të gjithë atyre që e kundërshtojnë me forcë organizimin e këtij referendumi. Kosova është shtet sovran dhe i pavarur dhe në territorin e saj nuk mund të organizohen kurrfarë referendumesh të shteteve të tjera, e as referendumi i Serbisë, i cili pastër është përpjekje për ushtrimin e sovranitetit nacional të Serbisë mbi Kosovën”, është thënë në reagimin e AAK-së. Të gjitha partitë opozitare në vend si dhe populli liridashës i Kosovës  kanë marrë qëndrim në mbështetje Qeverisë së Kosovës. LDK, PDK dhe AAK po e kundërshtojnë mbajtjen e referendumit të Serbisë në Kosovë. Përkundër presionit ndërkombëtar ndaj Qeverisë së Kosovës për mbajtjen e referendumit të Serbisë në Kosovë, liderët e tri partive opozitare janë në një vijë me qëndrimin e tre krerëve më të lartë të institucioneve të vendit kundër mbajtjes së referendumit të Serbisë në Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Pagat në Kosovë gati pesë herë më të ulëta se në BE, ndërsa inflacioni mbi dyfish më i lartë

Hendeku ekonomik mes Kosovës dhe vendeve të Bashkimit Evropian vërehet si në nivelin e pagave, …