PDK në Shtime: Qemajl Aliu se ka punësuar si drejtor komune, ish-kandidatin e LV-së për kryetar të Kaçanikut, Jeton Raka

PDK në Shtime: Qemajl Aliu e ka punësuar si drejtor komune, ish-kandidatin e LV-së për kryetar të Kaçanikut, Jeton Raka

Dega e PDK-së në Shtime, ka akuzuar kryetarin e Komunës së Shtimes nga radhët e Vetëvendosjes, Qemajl Aliun se ka punësuar si drejtor komune, ish-kandidatin e Vetëvendosjes për kryetar të Kaçanikut, Jeton Raka. Edhe pse pushteti lokal i udhëhequr nga Qemajl Aliu është vonuar në emërimin e drejtorëve komunale ende nuk ka publikuar njoftimin zyrtar dhe nuk e ka kompletuar në tërësi emërimin e drejtorive dhe nënkryetarit të Komunës. Përmes këtij reagimi publik shprehim shqetësimin e kësaj vonese, por edhe më keq emërimin e personave nga komunat fqinje në këtë rast emërimin e drejtorit të Drejtorisë për Prokurim, i pa certifikuar  dhe nga Komuna e Kaçanikut, Jeton Raka, ish kandidat i Vetëvendosjes  për kryetar. PDK-ja në Shtime ka deklaruar se qëllimi kryesor i Vetëvendosjes  është rehatimi militantëve partiakë. Kjo qasje tregon jo seriozitet, pa përgjegjshmëri dhe injorancë e tejskajshme ndaj qytetarit të Shtimes, kur dihet se në komunën e Shtimes ka njerëz mjaft të kualifikuar për t’i dal zot kësaj pune. Qytetari i Shtimes duhet të jetë prioritet i Komunës,  thuhet në  reagimin e PDK-së në Shtime.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …