Dardan Molliqaj

Dardan Molliqaj: Rikthimi i sistemit të bllok-tarifave godet direkt shumicën e konsumatorëve

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj ka reaguar lidhur me paralajmërimet për shtrenjtimin e çmimit të energjisë elektrike. Ai  ka thënë se dokumenti ku parashihet rritja e çmimit të energjisë është shqetësues. “Rikthimi i sistemit të blloktarifave godet direkt shumicën e konsumatorëve. Kjo rritje parashihet të ndodhë për të gjithë konsumatorët që harxhojnë më shumë se 600KhW. Rritja e çmimit do të jetë ndërmjet 80 dhe  100 për qind. Në shoqërinë tonë ngrohja me rrymë ka shumë pak alternativa, shtrenjtimi i çmimit do të përfshijë shumë familje. Molliqaj ka theksuar se Qeveria duhet të mos tregohet frikacake, por të krijojë kushtet që KESCO të shtrijë faturimin edhe në veri.

Kontrolloni gjithashtu

Borut Pahor

Ish-kryetari i Sllovenisë, Borut Pahor thotë se është i gatshëm të bëhet emisar i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi

Ish-kryetari  i Sllovenisë, Borut Pahor, ka gjasa të emërohet  emisar i Bashkimit Evropian për dialogun …