Dje në Gjykatën Speciale në Hagë, Avokati i Salih Mustafës e ka pyetur dëshmitarin, Fatmir Sopi rreth një interviste të cilën ai e kishte thënë më herët për Zyrën e Prokurorisë, ku citohet e dhëna se mund ta ushtronte të drejtën e tij të mos u përgjigjur në pyetjet para trupit gjykues. Fatmir Sopi ka thënë me këtë rast se përgjegjësit kryesorë për krimet në Kosovë nuk kanë dalë para drejtësisë. Është pikërisht ajo periudhë që na ngjallë emocionale të jashtëzakonshme kur na kujtohen vuajtjet e popullit tonë ndër shekuj, kur na kujtohen vuajtjet e popullit tonë gjatë luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kur kemi parë masakra dhe askush nuk është marrë për ta çuar deri në fund zbardhjen e krimeve të luftës, pasi përgjegjësit kryesorë të cilët kanë bërë krime në Kosovë nuk kanë dalë para drejtësisë. Prandaj si gjendje emocionale dhe në shenjë revolte kam dashur që mos të u përgjigjem fare pyetjeve dhe vetëm kjo ka qenë arsyeja. Fatmir Sopi ka thënë se forcat serbe kanë sulmuar civilët shqiptarë, në mesin e tyre, fëmijë, gra e pleq që ishin të strehuar në rajonin e Gollakut. UÇK-ja ka luftuar për çlirimin e vendit. Nëse një ushtar serb ka pasur një arsye që të vdes në Kosovë, ne ushtarët e UÇK-së i kemi pasur 100 arsye, sepse ata kanë udhëhequr një luftë për të mbajtur Kosovën në pushtim ndërsa forcat tona janë angazhuar e kanë luftëtar për çlirimin e vendit. Fatmir Sopi është dëshmitari i 11 i cili po dëgjohet në procesin gjyqësor ndaj Salih Mustafës, ndërsa seanca po zhvillohet e hapur për publikun, pasi ai është dëshmitar i parë i mbrojtjes, me identitet publik.
Kontrolloni gjithashtu
Ekspertët e sigurisë kanë ngritur alarmin për rrezikun e vazhdueshëm që i kanoset Kosovës
Duke paraqitur mendimet e tyre për sulmin terrorist në kanalin e Ibër – Lepencit në …