Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Kurti nuk mund t’i shpëtojë reagimit qytetar nëse fillon të zbatohet ngritja e papërballueshme e çmimit

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti mund të ketë interesa klienteliste për çështjen e energjisë. Përveç Kurtit, Haradinaj e ka përfshirë edhe një pjesë të opozitës, e cila, sipas tij, po hesht për sa i përket çështjes së ngritjes së çmimit të energjisë elektrike. Ai  ka thënë se Kurti nuk do të mundet t’i shpëtojë reagimit qytetar nëse zbatohet shtrenjtimi i rrymës. Kryeministër, qytetari e ka kuptuar se çështja e energjisë mban erë, pavarësisht përpjekjeve tuaja për ta arsyetuar shtrenjtimin e rrymës. Nuk do të mund t’i shpëtosh reagimit qytetar në rastin e parë që ata i marrin faturat që nuk do të mund t’i përballojnë”, ka shkruar ish-kryeministri. Tutje, Haradinaj ka thënë se kryeministri Kurti ka shpenzuar dhjetëra miliona euro për pagesën e rrymës për qytetarët serbë në veri, e njëkohësisht, sipas tij, ka vazhduar ta subvencionojë blerjen e rrymës me dhjetëra miliona euro tjera të taksapaguesve. E me gjithë këto shpenzime enorme të parasë publike, Kurti ka vendosur ta shtrenjtojë energjinë për qytetarët, në një masë të papërballueshme.

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani

Burim Ramadani, paralajmëron krizë të thellë institucionale dhe buxhetore në Kosovë

Kosova po përballet me një krizë të thellë institucionale dhe politike, paralajmëron eksperti i sigurisë, …