Kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq kërkon shkarkimin e zëvendës-kryeministrit të deritashëm, Dritan Abazoviq

Kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq kërkon shkarkimin e zëvendës-kryeministrit të deritashëm, Dritan Abazoviq

Kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq, ka bërë të ditur se ia ka dorëzuar Kuvendit të Malit të Zi një iniciativë për shkarkimin e zëvendëskryeministrit të deritashëm, Dritan Abazoviq. Në vend të Abazoviqit, ai ka propozuar ministrin e Financave, Milojko Spajiq, për zëvendëskryeministër të ri në Qeverinë e Malit të Zi. “Sot i dorëzova Kuvendit të Malit të Zi një iniciativë për zëvendësimin e Dritan Abazoviqit, Evropa tani! Për një Mal të Zi të shëndoshë”,ka shkruar Krivokapiq, në kohën kur përflitej se Abazoviqi kishte gjasa të zgjidhej kryeministër me pajtimin e disa partive  të tjera të Malit të Zi.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxhaj: “Ajo që po ndodh dy vitet e fundit është pengmarrje e Kosovës”

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka kritikuar zhvillimet politike dhe institucionale në …