Në Gjykatën Speciale në Hagë, vazhdoi gjykimi kundër Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt me dëgjimin e ekspertes, Anna Miers, e cila po dëshmon rreth sinjalizimit dhe interesit publik. Kjo dëshmitare, është duke u përgjigjur në pyetjet sa i përket sinjalizimit, sinjalizuesve, të drejtat e tyre, mënyrat si mund të bëhet sinjalizimi, mbrojtja që u ofrohet sinjalizuesve dhe si rregullohet sinjalizimi në bazë të ligjeve. Dëshmitarja Anna Myers ka thënë se është drejtoreshë ekzekutive e Rrjetit Ndërkombëtar të Sinjalizuesve që nga viti 2018 dhe e njëjta tha se është juriste, avokate dhe është pjesë shoqërisë ligjore në Angli. Sipas saj, shumë vëmendje është dhënë ndër vite për faktin që sinjalizuesit në vendin e punës të kenë mundësi të fitojnë edhe nga mbrojtja. Ajo tha se jep këshilla edhe sa i takon sinjalizuesve në vendin e punës edhe atyre që nuk ndërlidhen me vendin e punës.
Kontrolloni gjithashtu
Kosova duhet të përmbushë Asociacionin, Serbia të japë llogari për sulmin në Banjskë, deklaroi ambasadori amerikan, Robert Wood
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në OKB, Robert Wud, theksoi rëndësinë e përmbushjes së zotimeve …