KOMF ndan çmimet vjetore në gazetari dhe mirënjohjet vjetore “Mik i Fëmijëve”, me fokus në të drejta dhe mbrojtje të fëmijëve

KOMF ndan çmimet vjetore në gazetari dhe mirënjohjet vjetore “Mik i Fëmijëve”, me fokus në të drejta dhe mbrojtje të fëmijëve

Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF ndan çmimet vjetore për tregimet më të mira në media si dhe mirënjohjet vjetore “Mik i Fëmijëve”, në fushën e mbrojtjes sociale dhe decentralizimit të shërbimeve sociale, me fokus në të drejtat e fëmijëve në Kosovë, për vitin 2021.

KOMF këtë vit ndau gjashtë çmime vjetore në fushën e gazetarisë në mbrojtje të fëmijëve dhe katër mirënjohje vjetore me titull “Mik i Fëmijëve”, për individë apo subjekte të cilët kanë dhënë kontribut drejt shërbimeve sociale dhe mbrojtjes së fëmijëve.
Paneli Vlerësues për shkrimet gazetareske, i përbërë nga Evliana Berani – gazetare, Luljetë Prekazi – psikologe dhe Imer Mushkolaj – gazetar, ka përzgjedhur gjashtë gazetarë për tu vlerësuar me çmimin vjetor 2021 në fushën e gazetarisë, si më poshtë:
·        Arbisa Shefiku nga Kallxo.com, me: “Ngacmimi seksual në Malishevë” fiton Çmimin Vjetor 2021.

 

·        Ardita Rashiti nga T7, “Qendrat për mësim shtesë rrezikojnë të mbyllen” fiton Çmimin Vjetor 2021.

 

·        Blerta Ahmeti nga Albanian Post, me: “Të vetmuar së bashku” fiton Çmimin Vjetor 2021.

 

·        Dilaver Polisi nga Kohavizion, me: “Tregimi inspirues i futbollistit gjilanas, Enis Xhemaili” fiton Çmimin Vjetor 2021.

 

·        Fitim Gashi nga Koha Ditore, me: “Të pastrehët e pandemisë” fiton Çmimin Vjetor 2021.

 

·        Valon Fana nga Kallxo.com me: “Dyshime për keqpërdorim të të dhënave të fëmijëve kosovarë nga organizata World Vision” fiton Çmimin Vjetor 2021.

Ndërkohë që Paneli Vlerësues për nominimet Mik i Fëmijëve, i përbërë nga Blerta Perolli Shehu – Universiteti i Prishtinës, Zana Zeqiri – SHFMU “Meto Bajraktari” dhe Dren Rexha – Zyra e UNICEF Kosovë, ka vlerësuar dhe ndarë katër Mirënjohjet vjetore “Mik i Fëmijëve 2021”, për katër personalitete të cilët përgjatë 2021, kanë ofruar mbështetje e kontribut në mbrojtje e mirëqenie të fëmijëve të cenueshëm. Mirënjohjet u ndanë si më poshtë:
·       Familja strehuese Myrvete dhe Liman Qarri nga komuna e Shtimes, merr Mirënjohjen Vjetore “Mik i Fëmijëve 2021” për strehimin e mbi 40 fëmijëve pa kujdes prindëror në shtëpinë e              tyre, përgjatë 16 viteve.
·       Floriana Bajrami, merr Mirënjohjen Vjetore “Mik i Fëmijëve 2021”, për mbështetjen e ofruar për nevojat shëndetësore të fëmijëve.
·       Art Qelaj, merr Mirënjohjen Vjetore “Mik i Fëmijëve 2021”, për ndihmën dhe mbështetjen ndaj fëmijëve me Sindromën Down.
·       Këngëtarja Dafina Zeqiri, merr Mirënjohjen Vjetore “Mik i Fëmijëve 2021”, për ndihmën dhe mbështetjen ndaj fëmijëve me autizëm.
KOMF falenderon të gjithë fituesit, gazetarët dhe Miqtë e Fëmijëve, individët, korporatat, partnerët dhe bashkëpunëtorët, të cilët vazhdimisht dhe në mënyrë të pakursyer dëshmojnë vullnet dhe angazhim në mbështetje të komunitetit e mbi të gjitha të fëmijëve, drejt misionit të përbashkët fisnik të mbrojtjes së fëmijëve dhe të drejtave të tyre.
Ndarja e çmimeve vjetore në fushën e mbrojtjes sociale dhe decentralizimit të shërbimeve sociale, me fokus në të drejtat e fëmijëve në Kosovë për vitin 2021, u mundësua në kuadër të projektit “Aksioni i Përbashkët për Decentralizim” financuar nga Bashkimi Europian, menaxhuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe implementuar nga Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF, në partneritet me SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë, Organizatën për Fëmijët pa Kujdes Prindëror – OFAP dhe KMOP.

 

Kontrolloni gjithashtu

Shoqata “Kosova për Sanxhakun” e njofton opinionin publik dhe institucionet relevante për një rast të ndjeshëm kulturor dhe kombëtar që ilustron gjendjen e shqiptarëve autoktonë në Sanxhakun e Pazarit të Ri. Rrafshnalta e Peshterit, një trevë e rëndësishme në Sanxhak, me mbi 95 për qind të popullsisë myslimane me prejardhje shqiptare, u okupua nga Serbia dhe Mali i Zi në vitin 1912. Në më shumë se 200 vendbanime të kësaj zone, edhe sot në disa fshatra dëgjohet gjuha shqipe, e cila ka mbijetuar, pavarësisht mohimit të identitetit kombëtar dhe të drejtës për vetëdeklarim. Një rast i tillë është ky i fshatit Ugëll (Ugao), në kufi me Malin e Zi, ku banorët na kanë dërguar fotografi të të dy epitafeve të shkruara në gjuhën shqipe për Fatë Aliçkaj (1910–1966), e lindur në Jezgroviq të komunës së Tutinit dhe e vendosur në Ugëll. Epitafet janë përgatitur për të shënuar varrin e saj në varrezat e fshatit Ugëll, por për arsye ende të paqarta nuk janë vendosur kurrë. Dyshohet se për shkak të tekstit të epitafit në gjuhën shqipe, familjarët nuk kanë pasur guximin t’i vendosin ato. Kjo po ndodh pavarësisht faktit se në kohën e vdekjes së saj, gjuha shqipe flitej nga të gjithë banorët e zonës. Në emër të Kryesisë së Shoqatës “Kosova për Sanxhakun”, i drejtohemi Ministrisë për Evropë e Punë të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, respektivisht Ambasadës së Republikës së Shqiptare në Beograd, që ta vizitojnë këtë fshat dhe të njihen nga afër me gjendjen e të drejtave të shqiptarëve në Sanxhak. Shoqata jonë ka nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi me Këshillin Kombëtar Boshnjak (BNV), përmes së cilës ka status participues e konsultativ në këtë institucion dhe vepron në Sanxhak. Rasti i epitafeve është vetëm një nga qindra shembuj të diskriminimit që pengon zhvillimin e jetës normale në këtë krahinë të banuar me shqiptarë autoktonë. Ismet Azizi Kryetar i Shoqatës “Kosova për Sanxhakun”

“Kosova për Sanxhakun”: Rasti i epitafit në gjuhën shqipe në fshatin Ugëll të Peshterit në Sanxhak

Shoqata “Kosova për Sanxhakun” e njofton opinionin publik dhe institucionet relevante për një rast të …