Emily Horne: Ekziston një mundësi e qartë që rusët mund të pushtojnë Ukrainën në muajin shkurt

Emily Horne: Ekziston një mundësi e qartë që rusët mund të pushtojnë Ukrainën në muajin shkurt

Në një bisedë telefonike me kryetarin e Ukrainës Volodimyr Zelenskij, kryetari  amerikan,  Joe Biden konfirmoi gatishmërinë e Uashingtonit për t’u përgjigjur me vendosmëri nëse Rusia pushton Ukrainën. Ai gjithashtu konfirmoi se Shtetet e Bashkuara po shqyrtojnë një mbështetje shtesë makroekonomike për të ndihmuar ekonominë ukrainas për shkak të presionit të akumulimit të trupave ruse në kufi. Ekziston një mundësi e qartë që rusët mund të pushtojnë Ukrainën në muajin shkurt”, tha zëdhënësja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Emily Horne. Rusia mohon çdo raportim se do të pushtojë fqinjin, por muajin e kaluar bëri kërkesa të gjera sigurie nga Perëndimi, duke përfshirë që Ukraina të mos i bashkohet aleancës ushtarake të NATO-s.

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Sejdiu: Situata e krijuar pas reciprocitetit të targave, thjeshtë është zbatim i një marrëveshjeje

Dardan Sejdiu: SHBA po i dërgon Kosovës paralajmërimin e fundit për energjinë dhe investimet strategjike

Analisti politik Dardan Sejdiu ka deklaruar se letra e publikuar së fundmi nga diplomatja amerikane …