Drion Shaqiri: DISA FЁMIJЁ TESTOHEN ME TESTE E DISA ME SY!

Drion Shaqiri: DISA FЁMIJЁ TESTOHEN ME TESTE E DISA ME SY!

Ditёve tё fundit, po ballafaqohemi me regjistrim tё numrave rekordё tё rasteve me Sars-CoV-2,

pёrkatёsisht variantin “Omicron”. Si institucionet, ngjashёm dhe qytetarёt janё tё shqetёsuar rreth faktit se ky numёr ёshtё nё rritje e sipёr.

Qytetarё tё shumtё, pёrfshirё fёmijёt e tё gjitha moshave, nё dyshim tё infektimit me Sars-CoV-2, u drejtohen institucioneve qё posedojnё kompetencё mbi testime. Dukuri e shfaqur shpesh kohёve tё fundit, ёshtё konstatimi i shpejtё mbi gjendjen shёndetёsore tё pacientit (nё shikim tё parё), nga stafi shёndetёsor, i cili fёmijёt i kthen pa u testuar, me konstatimin se nuk u pёrshtaten kornizёs sё njё individi qё shfaqё simptomat pёrkatёse tё virusit.

Lidhur me kёto, po e pёrmendim njё rast konkret qё ka ndodhur mё 25 Janar 2022: Nё njё shkollё tё mesme nё Kosovё, nga disa burime anonime, jemi vёnё nё dijeni se njё numёr i konsiderueshёm i nxёnёsve, pёrkundёr dёshirёs sё tyre pёr t’u testuar si pasojё e disa simptomave tё mundshme, gjatё kontrollёs rutinore tё stafit shёndetёsor nё shkollё, nuk janё testuar nga kёto ekipe shёndetёsore me pretendimin se nuk reflektojnё simptoma tipike tё Sars-CoV-2. Kjo ka shkaktuar reagim tё menjёhershёm nga ana e nxёnёsve pёr pamundёsinё e testimit. Stafi pёrgjegjёs pёr testim duke thёnё “ti nuk po dokesh pёr virus” ka kthyer mbrapa nxёnёsit dhe i ka privuar nga njё e drejtё e tyre e cila u garantohet nga ligjet nё fuqi.

Nga tё njejtat burime, jemi informuar se disa nga kёta nxёnёs, pas njё periudhe kanё rezultuar tё

infektuar. Nё kёtё kontekst, grupi ROR (Respect Our Rights), ka parё tё arsyeshme qё lidhur me kёtё cёshtje tё apelojё tek tё gjitha institucionet pёrgjegjёse, qё tё angazhohen mё shumё mbi:

 Vizita mё tё shpeshta tё ekipeve mobile shёndetёsore nёpёr shkolla dhe fakultete;

 Tё bёhet testimi i qytetarёve pёrkatёsisht nxёnёsve dhe studentёve, kur ata shprehin vullnet

pёr t’u testuar;

 Tё rritet numri i testeve falas nё dispozicion tё nxёnёsve dhe studentёve;

 Dezinfektimi gjeneral mё i shpeshtё i hapёsirave ku zhvillohet procesi edukativo-mёsimor;

Duke falenderuar tё gjitha institucionet pёrgjegjёse pёr angazhimin e tyre tё vazhdueshёm, si nё

parandalimin ashtu edhe nё trajtimin e infektimeve me Sars-CoV-2, shpresojmё dhe besojmё qё organet

kompetente do tё marrin parasysh propozimet tona.

 Me respekt, grupi ROR!

Nr. kontaktues: +38343777721 / +38349751705

Kontrolloni gjithashtu

Sot u shfaq një film dokumentar dhe u përurua një monografi për arsimuesin, veprimtarin e atdhetarin, Mustafë Bahtiri (1925 – 2007)

Sot, në sallën e Kulturës së Komunës së Shtimes, është shfaqur  premiera e filmit dokumentar, …