Më shumë se 200 mijë njerëz janë evakuuar nga qendrat tregtare, stacionet e trenave dhe universitetet, në Moskë

Mediet britanike: Rusia po shqyrton disa plane për pushtimin e Ukrainës

Mediat britanike kanë botuar këtë të shtunë planet më të mundshme të pushtimit të Ukrainës nga Rusia, ndërkohë që tensionet ngrihen në qiell. Duke u thirre në mediet britanike, “Top Chanel” njofton se Vladimir Putin, mund të tentojë një stil zbarkimi si ai i të ashtuquajturës D-Day, për të marrë portin e Odesës, një sulm rrufe mbi kryeqytetin Kiev, apo një lëvizje në formë dare, nga dy anë, me trupat që lëvizin nga rusia perëndimore dhe nga Krimea për të asgjësuar forcat ukrainase në lindje të lumit Dnieper. Rusët ndërkohë po hartojnë lista të bashkëpunëtorëve të mundshëm që do të ndihmojnë në qeverisjen e qyteteve që mund të pushtojnë. Mbi 127 mijë trupa ruse kanë rrethuar Ukrainën nga tre anë, duke alarmuar forcat mbrojtëse e duke i bërë ato të hamendësojnë se cila do të jetë lëvizja e radhës e Moskës. Një flotë me gjashtë luftanije ruse ndërkohë i është drejtuar mesdheut për ti bërë presion Ukrainës nga brigjet e detit të zi, njofton Top Chanel duke iu referuar medieve britanike.

Kontrolloni gjithashtu

Borut Pahor

Ish-kryetari i Sllovenisë, Borut Pahor thotë se është i gatshëm të bëhet emisar i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi

Ish-kryetari  i Sllovenisë, Borut Pahor, ka gjasa të emërohet  emisar i Bashkimit Evropian për dialogun …