Kompania serbe humb betejën për ‘pronësinë’ e Brezovicës

Kompania serbe humb betejën për ‘pronësinë’ e Brezovicës

Kompania serbe ‘Inex’ që menaxhon një pjesë të kompleksit turistik në Brezovicë, ka lëshuar afatet ligjore prej 30 ditësh për të bërë ankesë kundër vendimeve të Qeverisë për dhënien me koncesion të kompleksit një kompanie franceze.  Rrjedhimisht, ajo ka humbur të drejtën që të ankohet në institucionet e drejtësisë. Ankesa e parë i është hedhur poshtë nga Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës.  Kjo kompani e Beogradit ende pretendon se është pronare e kompleksit për shkak të investimeve që thotë se i ka kryer dekada më parë. Sidoqoftë, kjo kompani serbe ka humbur rastin meqë ajo nuk ka shfrytëzuar afatin ligjor prej 30-ditësh për të kontestuar vendimin e Qeverisë së Kosovës për shpronësimin e kompleksit. Pos humbjes së afatit për kontestim, Inex i është drejtuar Kushtetueses edhe pa shteruar mjetet e rregullta juridike – pa u ankuar në Gjykatën Supreme siç parashihet me ligjet në fuqi.

Kontrolloni gjithashtu

Altin Krasniqi: Uniteti në PDK është forcë për krerët e UÇK-së dhe shpresë për të ardhmen e vendit

Altin Krasniqi për ish-krerët e UÇK-së: Po mbahen peng të një drejtësie të padrejtë

Altin Krasniqi ka reaguar lidhur me aktgjykimin e 16 shtatorit 2026 në rastin e ish-krerëve …