Dritan Abazoviq

Dritan Abazoviq: Nëse është vullneti i shumicës së deputetëve, jam i gatshëm për postin e kryeministrit të Malit të Zi

Javën e kaluar në Mal të Zi është shkarkuar qeveria e udhëhequr nga Zdravko Krivokapiq, por nuk është shpërndarë parlamenti, andaj edhe  po kërkohen alternativa për krijimin e një qeveri të re.  “Unë do të doja që Mali i Zi të krijonte qeverinë e 43-të dhe, pavarësisht se sa do të zgjasë dhe cila do të ishte axhenda e saj. Do të doja të bënte diçka për të reduktuar polarizimin e shoqërisë malazeze dhe për të përmirësuar rrugën drejt BE-së, tha Abazoviq. Ai tha se nëse ndryshojnë rrethanat dhe nëse është vullneti i shumicës së deputetëve, ai është i gatshëm të jetë kryeministër. “Dua të them vetëm se nuk është e lehtë të jesh kryeministër në këto rrethana, kryeministër bëhesh pas zgjedhjeve dhe për këtë jam plotësisht i vetëdijshëm dhe më shumë se të gjithë kritikët që do ta kritikonin këtë propozim. Megjithatë ndonjëherë në politikë zgjidhjet kalimtare janë zgjidhje historike”, ka saktësuar Dritan Abazoviqi.

Kontrolloni gjithashtu

Hisen Berisha

Deputeti, Hisen Berisha, kërkon ndërprerjen e mandatit të Kryeministrit Kurti për shqetësimin e ekzistencës së Kosovës

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, ka bërë thirrje për ndërprerjen e mandatit të kryeministrit Albin …