Aleksandar Vuçiq

Flora Ferati: Partia e Aleksandar Vuçiqit vazhdon t’i diskriminojë banorët shqiptarë të Medvegjës me rrethinë

Partia serbe në pushtet, që drejtohet nga  kryetari serb, Aleksandar Vuçiq,  po vazhdon t’i diskriminojë banorët shqiptarë të Medvegjës me rrethinë, thotë aktivistja, Flora Ferati. Partia e Vuçiqit vazhdon t’i heqë tabelat dygjuhëshe në Komunën e Medvegjës. Gjuha shqipe po hiqet sistematikisht nga të gjitha shenjat e informacionit, objektet e kujdesit shëndetësor, emrat e rrugëve, informacionet turistike, bëri të ditur njofton aktivistja Flora Ferati. Nuk është hera e parë që pushteti i Vuçiqit ushtyron dhunë të tillë diskriminuese kundër  shqiptarëve të Kosovës Lindore  ku deri më tani janë pasivizuar mbi 6 mijë adresa të tyre. Kohë më parë, disa asamblistë dhe aktivistë për të drejtat e njeriut nga Medvegja ia kanë  drejtuar me një letër Zyrës së OSBE-së në Serbi duke shprehur mospajtim  rreth shkeljeve të të drejtave të tyre  nga Beogradi zyrtar. Serbia ndodhet në prag të zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare, derisa shqiptarët përsëri pritet të garojnë në një listë të përbashkët zgjedhore ndërsa serbëve të Kosovës do t iu mundësohet të votojnë për të zgjedhurit e tyre në Serbi.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni për Politikë dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës miraton raportin për kërkesën e anëtarësimit të Kosovës

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka shënuar një hap të rëndësishëm në procesin e …