AAK

AAK-ja mbështet edhe protestat kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike, nëse nuk shfuqizohet ligj nga ZRRE-ja

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës paralajmëron kundërshtime të ashpra ndaj Qeverisë së Albin Kurtit lidhur me shtrenjtimin e çmimit të energjisë elektrike.  Nënkryetari i AAK-së, deputeti, Pal Lekaj thotë për KosovaPress, se vendimin për shtrenjtimin e rrymës do të dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese, derisa thekson se po i shikojnë mundësitë për të organizuar edhe protestë. Ai thotë se Qeveria duhet të gjejë zgjidhje edhe për pagesën e rrymës në veri. Ne do të këmbëngulim që të kundërshtojmë këtë nëse qeveria nuk dakordohet, ne do të kërkojmë metoda demokratike të presionit ndaj qeverisë, duke e dërguar edhe në Gjykatën Kushtetuese. Po ashtu, edhe metoda të tjera jashtë institucioneve që janë protestat. Kërkojmë të shfuqizohet vendimi i ZRrE-së dhe të shikohet mundësia tjetër alternative që mos të vije deri te shtrenjtimi i energjisë elektrike. Ne do t’i bëjmë kërkesë qeverisë që të zbatojë apo merr vendim sepse ka kaluar rezoluta që iu ka paguar serbëve në veri të Kosovës rrymën. Diku rreth 30 milionë, janë kërkuar edhe 30 milionë për këta tre muaj që do të thotë përgjithësi diku 60 milionë, plus 90 milionë subvencion që i bie se për këta tre muaj do të jetë diku 150 milionë euro”, thotë ai.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj: Nëse Kosova ka nevojë për ndryshim në 2024, duhet të shohë drejt PDK-së

Nënkryetari i Kuvendit nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka bërë thirrje për një rishikim …