leoni

Stipe Mesic

S. Mesiq: Serbët vazhdojnë ta urrejnë Millosheviqin jo pse shkaktoi luftërat e përgjakshme, por sepse i humbi ato

Kryekuvendari, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim ish-kryetarin e Kroacisë, Stipe Mesiq, i cili shoqërohej nga ish-kryetari i Shqipërisë, Bamir Topi, si dhe bashkëpunëtorët e tyre. Kryetari Konjufca i uroi mirëseardhje në vendin tonë z. Mesiq, duke e cilësuar si mik të sinqertë i cili ka shprehur gjithmonë përkrahjen e tij për Kosovën. Ai i shprehu gjithashtu mirënjohje Kroacisë mike për mbështetjen e gjithanshme që i ka dhënë vendit tonë. Ish-kryetari kroat dhe autori i librit “Si është rrënuar Jugosllavia”, Stipe Mesiq, pasi falënderoi kryetarin Konjufca për pritjen e përzemërt, riktheu në kujtesë ngjarjet që çuan në shpërbërjen e Jugosllavisë dhe përballjet e tij për Kosovën me kryekriminelin Sllobodan Millosheviq. “Jugosllavia ka mundur të shpërbëhet pa luftë, por politika shoviniste e Millosheviqit ishte ajo që iu shkaktoi tragjedi popujve joserbë në këto hapësira. Ai mendonte se do të arrinte ta gënjente botën për “të drejtën serbe”, por gënjeu veten dhe serbët. Serbët vazhdojnë ta urrejnë Millosheviqin jo pse shkaktoi gjithë ato luftëra të përgjakshme, por pse i humbi ato”, tha ndër të tjera z.Mesiq. Ish kryetari i Shqipërisë, Bamir Topi e uroi me këtë rast Glauk Konjufcën për detyrën e re në krye të Kuvendit dhe tha se e konsideron privilegj vizitën në Kosovë me mikun e tij dhe të të gjithë shqiptarëve, zotriun Stipe Mesiq. ​

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka shprehur mbështetjen e tij për anëtarësimin e Kosovës në …