Mesiç: Veriu dhe Jugu i Mitrovicës, janë një

Gjatë qëndrimit në vendin tonë, presidenti i Kroacisë, Stipe Mesiç ka vizituar qytetin e Mitrovicës. Ai është shoqëruar nga masa të shtuara të organeve dhe ka vizituar dy pjesët e qytetit, atë jugore dhe veriore. Ish presidenti kroat, Stipe Mesiç ka deklaruar se veriu dhe jugu i Mitrovicës janë një dhe se po ndjehet shumë mirë. Pyetjes se a po ndjehet i sigurt, pasi po shoqërohet me prani të shtuar të organeve të sigurisë, ai i është përgjigjur se “edhe sikur të isha vetëm do të ndjehesha njëjtë shumë i sigurt”. presidenti i Kroacisë, Stipe Mesiç dje është pritur në takim nga autoritetet më të larta të vendit, kryetarja, Vjosa Osmani, kryeministri, Albin Kurti dhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca.

Kontrolloni gjithashtu

Rrustem Mustafa: Ligji për Specialen e përmbushi efektin politik, tani nevojitet angazhim diplomatik e juridik

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Rrustem Mustafa, ka kërkuar unitet politik dhe bashkërendim institucional …