Brickos

Euro

Ekonomistët deklarojnë se  Qeveria duhet t’ua mundësojë qytetarëve edhe një tërheqje nga Fondi Pensional

Ekspertët e ekonomisë kanë vlerësuar se Qeveria duhet t’ua mundësojë qytetarëve edhe një tërheqje nga Fondi Pensional një vlerë prej 20 për qind të mjeteve të tyre. Ekonomisti, Mustafë Kadriaj është cituar të ketë thënë se pandemia ka ulur nivelin e mjeteve në portofolin e çdo qytetarit dhe të secilit biznes. Meqë kjo qeveri nuk po ka asnjë zgjidhje dhe as nuk po i përkrah përmes buxhetit, së paku duhet t’ia lejojë qytetarëve që t’i tërheqin kursimet e tyre dhe t’ua japë një mundësi që të rritet fuqia financiare. Fuqia financiare ndikon në rritjen e konsumit që do të kishte ngjallë edhe aktivitetin ekonomik te bizneset, por edhe do të kishte fuqizuar portofolin e çdo qytetari. Është shumë e mirëseardhur për qytetarët tërheqja e 20 % të Trustit për faktin se do ta lehtësonte jetën ekonomike të tyre”, ka dekalruar ems tjerash, eksperti i ekonomisë, Mustafë Kadriaj.

Kontrolloni gjithashtu

Besnik Bislimi

Besnik Bislimi nuk pajtohet me qëndrimin e Serbisë në dialogun për çështjen e përdorimit të dinarit serb në Kosovë

Pas takimit në Bruksel, për çështjen e dinarit, zëvendësi i Kurtit, Besnik Bislimi, ka shprehur …