Partia Social Demokratike ka reaguar pas arrestimeve që i janë bërë sot anëtarëve të kësaj partie nga Policia e Kosovës

Partia Social Demokratike ka reaguar pas arrestimeve që i janë bërë sot anëtarëve të kësaj partie nga Policia e Kosovës

PSD-ja ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të aktivistëve dhe kryetarit të  saj, Dardan Molliqaj. Në reagimin e kësaj partie thuhet:   Përderisa çmimin e lartë e të papërballueshëm për shumicën e qytetarëve të Kosovës na e kanë treguar menjëherë, shumë prej çështjeve dhe rrethanave që lidhen me këtë vendim qëndrojnë të panjohura, përfshirë këtu edhe vet vendimin. Protesta jonë e sotme ishte kërkesë për transparencë. Kjo mungesë transparence po minon çdo mundësi që t’i kundërvihemi padrejtësisë sociale të tarifave të reja të energjisë. Për më tepër, mospublikimi i këtij vendimi bie ndesh edhe me legjislacionin në fuqi. PSD-ja kërkon lirimin e menjëhershëm të aktivistëve dhe kryetarit të saj Dardan Molliqaj. Përdorimi i dhunës së shtetit në shërbim të fshehjes së dokumenteve publike është një tregues i natyrës së pushtetit që sot është vendosur në vend. Kjo çështje na prek të gjithëve e sidomos ata që kanë pak. Andaj edhe kundërshtimi është i drejtë, thuhet në reagimin e PSD-së.

Kontrolloni gjithashtu

Ferid Agani

Ferid Agani: Kodi Civil po mbahet peng i një paragrafi, është agjendë politike pseudoliberale

Kryetari i Partisë së Drejtësisë, Ferid Agani, kritikon Kodit Civil, duke thënë se neni për …