Jens Stoltenberg

Stoltenberg: Të gjitha shenjat tregojnë se Rusia po planifikon një sulm në shkallë të gjerë në Ukrainë

Duke  folur për situatën e tensionuar mes Rusisë dhe Ukraninës, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka tërhequr vërejtjen se Rusia po planifikon një sulm në shkallë të gjerë në Ukrainë. Ai ka shtuar më tutje se trupat ruse nuk po tërhiqen por po shtohet trupa të reja ruse. Ka edhe shenja se Rusia po përgatitet të inskenojë ndonjë pretekst për një sulm ushtarak në Ukrainë. “Shkeljet në rritje të armëpushimit në Ukrainën lindore, akuzat e rreme për “gjenocid” në Donbas dhe evakuimi i popullsisë nga zonat e kontrolluara nga separatistët janë shenja shqetësuese” deklaroi Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg gjatë fjalës së tij në Konferencën e Munihut për Siguri që po mbahet në Gjermani.

Kontrolloni gjithashtu

Dr. Flora Brovina ndahet nga jeta – sot mungon një dorë që shëroi, ndihmoi dhe qëndroi pranë njerëzve

Një lajm i rëndë tronditi sot shumë njerëz që patën fatin ta njohin nga afër …