leoni

Safet Gërxhaliu

Gërxhaliu: Qeveria duhet të bisedojë me bizneset, sindikatat dhe qytetarët dhe të ndihmojë që të tejkalohet kjo krizë

Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu ka deklaruar se Qeveria e Kosovës duhet të bisedojë me bizneset, sindikatat dhe qytetarët dhe të ndihmojë që të tejkalohet kjo krizë. Ai ka shtuar më tutje se ndryshe nga shumica e vendeve anekënd botës, Qeveria e Kosovës ishte e papërgatitur dhe nuk ka strategji për të tejkaluar krizën energjetike dhe ekonomike. “Zhvillimin ekonomik, tash sa kohë, e kanë ngulfatur çështjet e pazgjidhura politike, përfshirë negociatat me Serbinë. Është koha kur në pozita kyç duhet të vinë njerëz të dijes dhe jo njerëz të partive politike” politike, ka porositur Iih-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu. Ndërkohë edhe kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), Agim Shahini, ka deklaruar për “Ekonomia Online” se Kosova nuk ka strategji zhvillimore dhe energjetikë për të tejkaluar krizën. “ Janë nënçmuar paralajmërimet e hershme të Departamentit Amerikan se Kosova do të ballafaqohet me krizën energjetike, nuk është blerë energjia atëherë kur ka pasur mundësi të blihet më lirë, dhe ne e kemi blerë më së shtrenjti në ‘pik’ dhe e ka detyruar Qeverinë e Kosovës të marrë hapa në kurriz të qytetarëve për të shtrenjtuar”, ka theksuar njohësi i ekonomisë, Agim Shahini.

Kontrolloni gjithashtu

Sulltani i Bruneit, Haxhi Hassanal Bolkiah ka ftuar kryetaren Vjosa Osmani për vizitë shtetërore

Sulltani i Bruneit, Haxhi Hassanal Bolkiah ka ftuar kryetaren Vjosa Osmani për vizitë shtetërore.  “Gjatë …