AAK

AAK-ja kërkon nga kryeministri, Albin Kurti, të mos lejojë mbajtjen e votimeve të Serbisë brenda territorit të Kosovës

Bashkimi Evropian i kërkon Kosovës dhe Serbisë të përfshihen në negociata dhe të gjejnë një konsensus të nevojshëm për votimin e serbëve të Kosovës në zgjedhjet e Serbisë me 3 prill. Lidhur me këtë propozim Qeveria e Kosovës nuk ka pranuar të bëjë komente,  ndërsa opozita kërkon vendosmëri nga kryeministri Albin Kurti për të mos lejuar mbajtjen e votimeve brenda territorit. Sa i përket vendimit për mos mbajtje të referendumit, ne e kemi mbështetur Qeverinë dhe nëse vjen vendimi për mos lejimin e mbajtjes së zgjedhjeve (të Serbisë) në Kosovë, do të hasë në mbështetjen tonë si Aleancë dhe opozitë. Ne do të këmbëngulim që mos të mbahen ato zgjedhje në Kosovë”, thotë Pal Lekaj, deputet i AAK-së. Njohës të rrethanave politike në Kosovë, presin që do t’i bëhet presion Qeverisë së Kosovës nga aleatët ndërkombëtarë për lejimin e mbajtjes së zgjedhjeve të Serbisë edhe në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Rashit Qalaj

Rashit Qalaj: Policia e Kosovës duhet ta kryejë punën që ka mandat dhe të mos brengoset fort se çka bën Serbia

Duke komentuar fletarrestin e lëshuara nga Serbia për pjesëtarë të Policisë së Kosovës në lidhje …