Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen sot do të qëndrojë për një vizitë në Kosovë

Ursula von der Leyen: Nëse e pushton Ukrainën, do të godasim Rusinë me gjitha mallrat që prodhojmë

Nëse Rusia pushton Ukrainën, do të shkëputej nga tregjet financiare ndërkombëtare”, tha kryetarja e Komisionit Evropian,  Ursula von der Leyen për televizionin publik gjerman ARD. Masat do të godasin “të gjitha mallrat që prodhojmë, të cilat Rusisë i duhen urgjentisht për të modernizuar dhe diversifikuar ekonominë e saj, ku ne jemi dominues globalisht dhe ato nuk kanë asnjë zëvendësim”, shtoi ajo. “Është shumë e qartë se nëse Presidenti rus Vladimir Putin fillon një luftë, ne do të përgjigjemi me instrumentin më të fuqishëm që kemi dhe në pikën më të dobët që ka Rusia: me sanksione ekonomike dhe financiare”, tha Von der Leyen. “Pika e qartë e dobët e Rusisë është një ekonomi e bazuar në energjinë e karburanteve fosile”, tha ajo, duke iu referuar 2/3 e eksporteve të naftës, qymyrit dhe gazit. Ajo i kërkoi Putinit të kthehet në tryezën e bisedimeve, por pohoi se nëse zgjedh luftë, do t’i përgjigjen me pasoja të rënda. (abcnews.al)

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …