Britania e Madhe paralajmëron sanksioneve ndaj Rusisë për shkak të veprimeve të saj në lindje të Ukrainës

Britania e Madhe ka paralajmëruar shpalljen e sanksioneve ndaj Rusisë për shkak të veprimeve të saj në lindje të Ukrainës. Kjo është bërë e ditur nga ambasadorja e Britanisë së Madhe në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Barbara Woodward. Ajo ka theksuar se veprimet e veprimet e Rusisë do të kenë pasoja të rënda dhe të gjera” për jetën njerëzore, për sovranitetin e Ukrainës dhe për të drejtën ndërkombëtare raporton “CNN”. Duke iu referuar Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ambasadorja e Britanisë së Madhe në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Barbara Woodward ka theksuar se Këshilli duhet të jetë i bashkuar për t’i bërë thirrje Rusisë për të de-përshkallëzuar menjëherë, për të dënuar agresionin kundër një kombi sovran dhe për të mbrojtur integritetin territorial të Ukrainës.

 

Kontrolloni gjithashtu

Kosova importon nga Kina, Kina mbështet Serbinë kundër Kosovës

Kosova po shpenzon mbi dy milionë euro brenda një dite për mallra të importuara nga …