Rryma

Pavarësisht shtrenjtimit të energjisë elektrike, Qeveria deklaron se do të vazhdojnë edhe reduktimet

Qeveria e Kosovës e ka miratuar zgjatjen e masave emergjente për furnizimin me energji elektrike, ku përfshiheshin edhe kufizimet, reduktimet  në furnizimin me energji elektrike për konsumatorë pavarësisht shtrenjtimit të energjisë elektrike. Zëvendësministri i Ekonomisë, Mentor Arifaj, ka thënë në mbledhjen e sotme të qeverisë se masat e marra në dhjetor të vitit të kaluar të vlefshme 60 ditë, kishin ndikuar pozitivisht në sigurinë e furnizimin me energji elektrike, ndërsa ka kërkuar që ato të vazhdojnë edhe për 30 ditë. “E kemi një propozim-vendim për zgjatjen e masës së energjisë për furnizim me energji edhe për 30 ditë tjera për shkak se masat e ndërmarra nga qeveria më 24 dhjetor dhe miratimin nga Kuvendi më 29 dhjetor 2021 patën ndikuar pozitivisht në ruajtjen e sigurisë së furnizimit me energji elektrike në rrethanat e një krize energjetike që e patëm. Ai ka arsyetuar propozimin edhe duke përmendur rrezikun e lartë, që ka thënë se ekziston ende në mundësinë që termocentralet “Kosova A” dhe “Kosova B” të bien apo të pësojnë defekte.

Kontrolloni gjithashtu

Apeli vulos aktakuzën për korrupsion ndaj Faruk Mujkës dhe Hysen Muzliukajt

Gjykata e Apelit ka konfirmuar aktakuzën për korrupsion ndaj kryeshefit ekzekutiv të Ndërmarrjes Hidro-Ekonomike “Ibër-Lepenc”, …