Volodymyr Zelensky: Lufta po rikthehet në territorin e Rusisë, kjo është e pashmangshme dhe plotësisht e drejtë

Kryetari i Ukrainës, Zelenskij ia ka drejtuar kryetarit rus Vladimir Putin një propozim për t’u ulur në tryezën e bisedimeve

Kryetari i Ukrainës, Volodymir Zelensky ia ka drejtuar kryetarit  rus Vladimir Putin një propozim për t’u ulur në tryezën e bisedimeve. “Dëshiroj t’i drejtohem edhe një herë kryetari  të Federatës Ruse. Luftimet po zhvillohen në të gjithë Ukrainën. Le të ulemi në tryezën e bisedimeve për të ndaluar vdekjen e njerëzve”,- tha kreu i shtetit ukrainas. Zelensky iu drejtua edhe Perëndimit: “Nëse Rusia pushton Ukrainën, ky nuk do të jetë thjesht një okupim, por fillimi i një lufte kundër Evropës. Kundër të drejtave elementare të njeriut në Evropë. Kundër të gjitha rregullave të bashkëjetesës në kontinent. Kundër faktit që shtetet evropiane refuzojnë të ndajnë kufijtë me forcë”. “Pavarësisht sanksioneve, tanket ruse vazhdojnë të qëllojnë ndërtesat e banimit”, tha Zelenskiy. “Mjetet e blinduara janë ende duke sulmuar, përfshirë civilët, qytetarët e zakonshëm të Ukrainës. Evropa ka fuqi të mjaftueshme për ta ndaluar këtë agresion. Çfarë mund të presim më tej nga vendet evropiane?”, theksoi Presidenti i Ukrainës.

Kontrolloni gjithashtu

Lumir Abdixhiku: Opozitën do ta bëjmë në Kuvend, studio televizive dhe në takime me qytetarë e jo si LV-ja

Lumir Abdixhiku: Nuk ka shumicë parlamentare, vendi duhet të shkojë në zgjedhje

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka komentuar pas takimit me Presidenten Vjosa …