Pastrohen rrugët nga bora në fshatrat në Malet e Berishës

Reshjet e borës në vendbanimet me lartësi të lartë mbidetare, janë të dendura dhe si rezultat edhe në rrugët në fshatrat që gjinden në Malet e Berishës, kishte probleme në qarkullim. Për shkak të kësaj gjendje, Komuna e Malishevës gjatë ditës e ka larguar borën në rrugët e këtyre vendbanimeve.

Drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike Rifat Mazreku, ka bërë të ditur se bashkë me operatorin përgjegjës, janë duke u angazhuar maksimalisht për mirëmbajtjen e rrugëve dhe aktualisht të gjitha rrugët janë të kalueshme.

Drejtori Mazreku gjithashtu ka bërë të ditur se pastrimi i rrugëve po ju ndihmon edhe njësive të KEDS-it për intervenim në rregullimin e rrjetit energjetik, që ka pësuar dëmtime si pasojë e erërave të forta dhe borës.

Kontrolloni gjithashtu

U zhvillua një aksion i pastrimit dhe largimit të deponisë ilegale të mbeturinave në rrugën Viti- Kllokot

Nën organizimin e përbashkët të komunës së Vitisë, konkretisht drejtorisë për Shërbime Publike dhe Emergjencë …