leoni

Ilir Kulla

Ilir Kulla: Nëse në Ukrainë ka 4 mijë ushtarë të vrarë, së paku do kishte edhe 4 mijë civilë

Eksperti i çështjeve të sigurisë Ilir Kulla tha se ushtria ruse dhe ajo ukrainase nuk i kanë zbritur në terren forcat reale ushtarake. Ai tha se deri më tani është bërë nxehja, por e cilësoi përrallë shifrën e 4 mijë ushtarëve rusë të vrarë. “Këto janë përralla. Nëse ka  4 mijë ushtarë të vrarë do kishte edhe 4 mijë civilë. Konfliktet ne i njohim. Të dyja palët nuk i kanë zbritur forcat reale në terren”, tha Kulla. Ai pohoi gjithashtu se qëllimi i Rusisë nuk është pushtimi i të gjithë Ukrainës, por ndarja e vendit dje vendosja e një qeverie që të mos jetë pro perëndimore. “Synimi i Rusisë është ndarja dhe vendosja e një qeverie në Ukrainë që të mos jetë pro perëndimore. Rusia nuk ka në plan ta pushtojnë të gjithë Ukrainën”, tha Kulla.

Kontrolloni gjithashtu

Këshilli Shqiptaro-Amerikan: Kosova duhet të kapërcejë bllokadën politike, partneriteti me SHBA-të kërkon qeverisje efektive

Këshilli për Marrëdhënie Shqiptaro-Amerikane me seli në Uashington ka reaguar lidhur me situatën politike në …