leoni

Familjarët e dëshmorëve përkujtuan të afërmit e tyre të rënë një vit më parë, në Kumanovë

Familjarët e dëshmorëve përkujtuan të afërmit e tyre të rënë një vit më parë, në Kumanovë

Familjarët e të rënëve nga Kosova, një vit më parë në Kumanovë, kanë përkujtuar të afërmit e tyre në një ceremoni përkujtimore, të mbajtur  në Prishtinë. Ceremonia nisi me debate mes familjarëve dhe organizatorëve të saj, për shkak të organizimit në një ambient të ngushtë në kryeqytetin e Kosovës. “Këtu duhet të udhëheqin familjarët, jo shoqata e luftëtarëve, se luftëtarët nëse do të kishin dashur, do të kishin shkuar në luftë bashkë me ta”, tha Ismail Zekaj, familjar. Familjarët e 10 shqiptarëve të vrarë në luftimet 40-orëshe në Kumanovë kanë ende dyshime se të afërmit e tyre u prenë në besë nga shqiptarët, që i lanë të rrethuar nga policia maqedonase. “Ajo që na dhemb më shumë është tradhtia që është bërë. Ajo na dhemb neve. Tradhtia, për mendimin tim personal, është bërë prej shqiptarëve”, tha Taulant Gashi, vëllai i Turgaj Gashit të vrarë. Edhe familjarët që kanë të burgosur të afërmit e tyre nga policia maqedonase, pas luftimeve në Kumanovë, tregojnë për mediet se gjendja e të tyre është e rëndë.

Kontrolloni gjithashtu

Gerald Knaus: Nëse Gjermania, Franca e BE-ja nuk zgjohen, do të ketë luftëra të reja në Ballkan dhe një dështim fatal të BE-së

Gerald Knaus: Gjermania e Franca do ta bllokojnë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës për shkak të Asociacionit

Gjermania dhe Franca janë dy prej shteteve që po përgatiten të bllokojnë anëtarësimin e Kosovës …