Kryetari i Kuvendit

Talat Xhaferi: Nëse pajtohen të gjitha vendet anëtare, duhet të përshpejtohet anëtarësimi i Kosovës në NATO

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi ka deklaruar se po të  pajtohen të gjitha vendet anëtare t NATO-s, duhet të përshpejtohet anëtarësimi i Kosovës në Aleancën Veriatlantike. Unë jam i bindur që Kosova edhe e ka edhe do ta ketë edhe e ka pasur këtë mbështetje në cilëndo formë që do të mund të materializohet dhe të procesohet ajo përpjekje e NATO-s”, deklaroi mes tjerash Talat Xhaferi, kryetar i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut. Më 1 mars, kryetari  i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, deklaroi se Turqia e mbështetë dhe do të avokojë për pranimin e Kosovës në NATO. “Nuk kemi nevojë për lejen e askujt për të mbështetur procesin e anëtarësimit në NATO. Ne kemi ndërmarrë hapa, siç bëmë në rastin e njohjes, po ashtu do të bëjmë edhe për procesin e anëtarësimit të Kosovës në NATO”, tha Erdogan. Mbështetje për anëtarësim të Republikës së Kosovës në NATO ka ardhur edhe nga Kroacia, gjegjësisht nga presidenti kroat, Zoran Milanoviç, i cili tha se Kosova përveç anëtarësimit në NATO, së bashku me Bosnje e Hercegovinën duhet të merr statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE.

Kontrolloni gjithashtu

Në Vlorë emërtohet sheshi ‘Adem Jashari’, familja falënderon Shqipërinë për nderimin ndaj Kryekomandantit

Faleminderit Bashkisë së Vlorës, kryetares Brunilda Mersini dhe qytetarëve të Vlorës për nderimin e madh …