Veton Berisha

Veton Berisha: Egjiptianët e Kosovës të gatshëm të ofrojmë rreth 500 të rinj dhe të reja në FSK

Ne Egjiptianët e Kosovës njoftojmë se  e mbështesim  Fondin e Sigurisë nga Qeveria Kurti dhe iu bëjmë ftesë secilit nga komuniteti Egjiptian në Kosovë dhe Diasporë që brenda mundësive të kontribuojnë në këtë fond. Mirëpo duke e ditur se gjendja ekonomike e komunitetit është e dobët dhe duke e ditur që shumica e kanë të pamundur të kontribuojnë financiarisht në këtë fond dhe duke vlerësuar që numri i pjesëtarëve nga komuniteti Egjiptian në Forcën e Sigurisë së Kosovës është shumë i vogël, ne si komunitet Egjiptian ofrojmë rreth 500 të rinjë dhe të reja me edukim të avancuar për të iu bashkëngjitur Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Ne nuk kemi para por kemi vullnet dhe kapacitet të plotë për të qenë pjesëtar të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe për të mbrojtur vendin tonë nga çfarëdo rreziku.

Bëjmë thirrje institucioneve të Kosovës që ofertën tonë ta trajtojnë seriozisht.

(Veton Berisha është kryetar i Partisë Liberale Egjiptiane – PLE)

Kontrolloni gjithashtu

Kurti dikur thoshte se do ta ndalte migrimin, tani me qeverisjen e tij edhe djali i dëshmorit e lëshon Kosovën

Petrit Arifi, djali i dëshmorit Kastriot Arifi, po përjeton një moment të vështirë, duke e …