Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, lidhur me shkeljet e shumta të Qeverisë

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, në një postim të tij ka shkruar se  ka më shumë se gjashtë muaj që po bën  presion te Qeveria për ta miratuar Ligjin e Pagave dhe rritjen e pagës minimale. Ai ka deklaruar se për këto kërkesa nuk ka asnjë veprim, ndërsa ka përmendur rritjen e çmimit të energjisë për shqiptarët, por jo për serbët e veriut, pasi Qeveria ua paguan faturat, akt ky diskriminues kundër shumicës shqiptare në vend. Për këto dhe shumë shkelje të tjera  kryetari i i AAK-së, ka paralajmëruar se do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese.  Haradinaj ka saktësuar  me këtë rast se populli nuk ushqehet me ideologji e as me ëndrra. Nuk mashtrohen njerëzit me fjalë të bukura. Nuk mbahet shpija me llafe. Qeveria po kujton se mund të tallet me qytetarët e vendit, duke i lajthitur me do farë “epope të arsimit”. Kanë vdekur sistemet kur popujt janë ushqyer me ideologji dhe me artin e kulturën që e kanë prodhuar ato, e të cilat kryeministri Kurti po i përdorë me aq pafytyrësi, ka shkruar mes tjerash, Ramush Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …