RKL

Arsyeja pse Rusia nuk e radhiti Kosovën si shtet armik, është sepse ajo vendin tonë e konsideron pjesë të Serbisë

Spekulimet e  disa jugo-medieve  për  mos radhitjen e Kosovës në shtete armike nga Rusia, janë naive dhe  kanë për qëllim të mbjellin mjegull, paqartësi, dubioza dhe marifetllëqe të tilla, të liga e ogurzeza.  Ditë më parë Rusia kishte radhitur tri shtete në Ballkan si armiqësore, Shqipërinë, Maqedoninë dhe Malin e Zi.  Ky lajm u dha material  disa  jugo-medieve për të manipuluar me paragjykime ndër më të ndryshmet, edhe pse arsyeja e vetme dhe krejt e kuptueshme,  pse Rusia nuk e radhiti Kosovën si shtet armik, është sepse ajo vendin tonë e konsideron pjesë të Serbisë dhe nuk e njeh si shtet, ashtu sikur i njeh zyrtarisht Malin e Zi, Maqedoninë dhe Shqipërinë. Përpjekjet për të ngjallur dyshime, duke përhapur dezinformata bëhen në radhë të parë për sensacione dhe mbjelljen me qëllim të paqartësive.

Kontrolloni gjithashtu

Olivier Guerot: Rruga e Kosovës drejt NATO-s dhe BE-së kalon përmes Asociacionit

Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, ka deklaruar se themelimi i Asociacionit të komunave …