Wesley Clark

Wesley Clark: Nuk mund të bëhet një krahasim mes ish- kryetarit serb, Millosheviq dhe kryetarit rus, Vladimir Putin

Komandanti Suprem i Forcave Aleate të NATO-s për Evropë, në kohën e luftës në Kosovës, gjenerali Wesley Clark, ka thënë se nuk mund të bëhet një krahasim mes ish kryetarit të Serbisë, Slobodan Millosheviq dhe atij rus, Vladimir Putin. Millosheviqi kishte nisur spastrimin  etnik në Kosovë, ndërsa Putini ndërmori veprime për ta ndalur rreshtimin e Ukrainës krah Perëndimi. Duke folur për mbështetjen e Serbisë për Rusinë, Klark ka thënë se kjo gjë është për keqardhje. Nuk jam edhe aq në rrjedha me atë çfarë është bërë rishtazi, por natyrisht se një pjesë e madhe e njerëzve në Serbi e konsiderojnë veten të lidhur emocionalisht me Rusinë, e kuptoj këtë gjë. I kuptoj edhe lidhjet historike, por mendoj se gjë e tillë është për keqardhje. E ardhmja e Serbisë është me Perëndimin dhe shpresoj se njerëzit në Serbi do ta kuptojnë një gjë të tillë”, ka thënë Komandanti Suprem i Forcave Aleate të NATO-s për Evropë, në kohën e luftës në Kosovë, gjenerali amerikan, Wesley Clark.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi: Një marrëveshje me Serbinë, pa njohjen në qendër, do të zgjasë procesin e dialogut dhe status-quonë në Kosovë

Memli Krasniqi: PDK-ja asnjëherë nuk ka pasur vija të kuqe me asnjë subjekt tjetër politik, nuk ka as me Vetëvendosjen

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, pas pajtimit me kërkesën e Albin Kurtit për mundësinë e  …