Covid

Sot nuk ka vdekur asnjë i infektuar me virusin korona, janë paraqitur 32 raste të reja, janë shëruar 81 të infektuar

Ministria e Shëndetësisë, duke u mbështetur në të dhënat zyrtare të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës,  ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga  1 mijë e 5   testime  sa janë bërë në nivel vendi, 32    të dyshuar  kanë rezultuar pozitiv me virusin korona. Gjatë kësaj periudhe kohore nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Po ashtu bëhet me dije se sot janë shëruar 81  të infektuar dhe  numri i përgjithshëm i të shëruarve ka arritur në 222 mijë e 972. Numri i rasteve aktive ka zbritur në  748 të infektuar aktualë.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj nga Peja: Kosova ka nevojë për Ardian Gjinin, votojeni numrin 128

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kërkuar nga qytetarët e Pejës që në zgjedhjet e …