Edi Rama

Edi Rama: Unë jam në këtë detyrë falë fuqisë së popullit e cila nuk ka lidhje me pakicën që shan, mallkon, abuzon, paturpësisht

Kryeministri, Edi Rama, iu ka  përgjigjur protestuesve që janë mbledhur para kryeministrisë, duke ngritur zërin për rritjen e çmimeve të produkteve të shportës dhe çmimit të naftës. Edi  Rama thotë se nuk ka pritur që ‘një pakicë e çartur të ulërijë e shajë’ që ai të vepronte.  “Sa për atë protestë ndërkohë që tërë Europa, përfshirë edhe Shqipërinë, përballet me pasojat e para fare të një lufte, jo 4 ditë po 4 muaj apo 4 vjet të vazhdoje asgjë nuk do kisha bërë dhe s’kam pritur ata që shajnë e ulërijnë as për të mbrojtur familjen tende nga rritja e çmimit të energjisë dhe as për t’ju thënë të tërëve se brenda javës, domethënë sot do të kemi skenarët e përballimit të këtyre pasojave! Sa për fuqinë e popullit, unë jam në këtë detyrë pikërisht falë asaj fuqie, e cila nuk ka lidhje me pakicën që shan, mallkon, abuzon, paturpësisht fare, duke akuzuar papushim për vjedhje pa pikën e turpit, tamam me logjiken e hajdutit që çdo gjë dhe çdo njeri e lidh me vjedhjen, ndërkohë që po të ishte për të vjedhur mbante të tjerë këtu në vendin tim fuqia e popullit!

Jo mor jo, do s’do kjo pakice e çartur, nuk janë të tërë hajdutë dhe nuk janë të tërë sharlatanë, po ka edhe ndryshe, kështu që vazhdoni protestën tani se unë kam detyrë të mbroj popullin nga pasojat e luftës, jo ata që flasin përçart në emër të tij“, shkruan Rama.

 

Kontrolloni gjithashtu

Kosova dhe Serbia, janë zotuar se më 22 mars do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit në Kosovë

Pas diskutimeve, në Bruksel, Lajçak, paraqiti një dokument kompromisi lidhur me qëndrimet e të dyja palëve për dinarin e Serbisë

Në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk arritën një marrëveshje …