Kryeministri Kurti, sot në Anatalia është takuar edhe me zëvendës-kryeministrin në detyrë të Malit të Zi, Dritan Abazoviq

Kryeministri Kurti, sot në Anatalia është takuar edhe me zëvendës-kryeministrin në detyrë të Malit të Zi, Dritan Abazoviq

Në Antalia të Turqisë,  po mbahet Forumi Diplomatik, takim  i nivelit të lartë, në të cilin adresohen sfidat ndërkombëtare dhe në të cilin po marrin pjesë liderë shtetesh, diplomatë  dhe akademikë. Në këtë Forum po merr pjesë edhe kryetarja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti, e të cilët kanë pasur takime me liderë rajonalë e botërorë. Kryeministri Kurti një takim çasti e ka pasur edhe me zëvendëskryeministrin në detyrë të Malit të Zi, Dritan Abazoviq.  Forumi në Anatalia të Turqisë përfundon punimet më 13 mars. Gjatë tri ditëve kanë marrë pjesë përfaqësues nga rreth 70 shtete të botës.

Kontrolloni gjithashtu

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka festuar  24-vjetorin e  themelimit, me një takim të organizuar …