Pavarësisht euforisë së disa “jugo-kosovarëve” për luftën heroike të Ukrainës, ajo nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës

Pavarësisht euforisë së disa “jugo-kosovarëve” për luftën heroike të Ukrainës, ajo nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës

Ambasadori i Ukrainës në Serbi, Aleksander Alexandroviq, theksoi se në parim vendi i tij respekton integritetin territorial të Serbisë. Në një intervistë dhënë për mediet në  Serbi ai tha se nuk ka ndryshim qëndrimesh zyrtare të Ukrainës sa i përket njohjes së Kosovës, madje ai ka shtuar me këtë rast se  as ka pasur ndonjë  kërkesë nga autoritetet e Kosovës për njohje nga Ukraina. Në parim Ukraina respekton integritetin territorial të shteteve tjera – përfshirë Serbinë  saktësoi  ambasadori ukrainas në Serbi. Disa nga shqiptarët në Kosovë kanë harruar kohën kur gjatë luftës së Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare në Maqedoni, ishte pikërisht kjo Ukraina e cila e furnizonte qeverinë sllavo-maqedone  të Shkupit, me helikopterë ushtarakë dhe pilotë ukrainas, të cilët me muaj të tërë kanë bombarduar fshatrat shqiptare dhe pozicionet e luftëtarëve të lirisë.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni për Politikë dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës miraton raportin për kërkesën e anëtarësimit të Kosovës

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka shënuar një hap të rëndësishëm në procesin e …