leoni

Ministri Zharku takohet me komandantin e KFOR-it

Komandanti KFOR-it, Gjeneral major Guglielmo Luigi Miglietta, priti në takim Ministrin kosovar të Infrastrukturës, z. Lufti Zharku, në Shtabin e Përgjithshëm të KFOR-it.

Gjatë takimit, gjenerali Miglietta dhe ministri Zharku ndanë vlerësimet e tyre përkatëse për situatën e sigurisë dhe kushtet e infrastrukturës në Kosovë.

Ata nxorën në pah rëndësinë e infrastrukturës në Kosovë, si një element i rëndësishëm për zhvillimin e rajonit. Ata gjithashtu theksuan se një strukturë e plotë operacionale është qenësore për zbatimin e mandatit të KFOR-it.

Ministri Zharku i shprehu gjeneralit Miglietta mirënjohjen e tij për rolin e paanshëm të KFOR-it në shërbim të stabilitetit në Kosovë.

Njëkohësisht ishte një mundësi për të diskutuar për projektet dhe aktivitetet e përbashkëta që janë për të mirën e të gjithë njerëzve në Kosovë.

Gjenerali Miglietta mban takime të rregullta me përfaqësues të institucioneve në Kosovë, si pjesë e qasjes gjithëpërfshirëse të KFOR-it ndaj situatës së përgjithshme në rajon.

Kontrolloni gjithashtu

Drejtoria e Bujqësisë në Viti inspekton përgatitjet për fushatën e korrje-shirjeve

Në prag të nisjes së fushatës së korrje-shirjeve, Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural …