Time Kadrijaj thotë se tema e taksës dhe ushtrisë tashmë janë kryer dhe shumë të tjera do të kryhen pa Pacollin

Kadriaj: Presidentja e ka për obligim të luajë rolin e saj unifikues dhe të reagojë për shumë procese

Deputetja nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Tima Kadriaj ka deklaruar se presidentja, Vjosa Osmani e ka për obligim të luajë rolin e saj unifikues dhe të reagojë për shumë procese. Gjatë intervistës për “Ekonomia Online” ajo ka shtuar se fatkeqësisht Kosova ka një presidente të heshtur që vazhdimisht rreshtohet krah qëndrimeve të kreut të Qeverisë, Albin Kurti. “Fatkeqësisht e kemi pasur një presidente të heshtur dhe kur janë sulmuar mediet presidentja është dashur të reagojë sepse përfaqëson unitetin e popullit dhe nuk duhet të renditet krah kryeministrit. Ajo e ka obligim kushtetues ta luajë rolin unifikues dhe të reagojë për shumë procese të cilat nuk janë në të mirë të Kosovës. Në të gjitha proceset ka pasur mendim të njëjtë me kryeministrin dhe asnjëherë nuk është distancuar nga ndonjë veprim i Qeverisë edhe kur nuk ka qenë në të mirë të Kosovës”, ka deklaruar mes tjerash deputetja nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Tima Kadriaj.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama

Edi Rama: Rilindëm Shqipërinë e rrënuar nga ata që tani klithin e bërtasin të shfrenuar në foltore e në ekranet televizive

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në fjalën e tij të mbajtur  në  mbledhjen e Grupit …