Njoftohet për shumë të vrarë e të plagosur nga sulmi raketor mbi bazën ushtarake pranë qytetit Lviv, i cili ndodhet 25 kilometra afër kufirit me Poloninë. Duke folur për pasojat e këtij sulmi, guvernatori rajonal i Lvivit, Maksym Kozytskiy ka njoftuar se forcat ruse kanë sulmuar me 30 raketa mbi bazën ushtarake pranë qytetit Lviv të cilat kanë shkaktuar vdekjen e 9 civilëve dhe plagosjen e shumë të tjerëve. Ndërkohë, gazeta “The Guardian” njofton se numri i viktimave ka arritur në 19 ndërsa numri i të plagosurve në 57. Ministri i Mbrojtjes së Ukrainës, Oleksii Reznikov ka thënë se ky është një tjetër sulm terrorist ndaj paqes dhe sigurisë afër kufirit të Bashkimit Evropian dhe NATO-s.
Kontrolloni gjithashtu
Daniel Serwer: Më mirë zgjedhje të reja sesa imponim politik
Eksperti amerikan për Ballkanin dhe profesori i Universitetit “Johns Hopkins”, Daniel Serwer, ka komentuar zhvillimet …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
