Ukraine

Radio Evropa e Lirë njofton se shumë kufoma të ushtarëve rus po dërgohen nëpër morgjet e spitaleve në Bjellorusi

Radio Evropa e Lirë njofton se shumë kufoma të ushtarëve rus po dërgohen nëpër morgjet e spitaleve në Bjellorusi. “Numri i trupave është jashtëzakonisht i madh. Njerëzit në stacionin Mozir kanë qenë të shokuar me numrin e trupave në tren”, ka thënë një banor i Mozirit për Radion Evropa e Lirë. Kjo radio njofton gjithashtu se morgjet në Homel dhe Naroulia janë duke u mbushur po ashtu, kanë thënë banorët. Mjekët bjellorusë janë kërcënuar me humbje të vendeve të punës nëse kapen duke përhapur informacione për ushtarët e vrarë apo të plagosur nga Rusia. Ushtarët e vdekur rusë janë duke u dërguar me kamionë nëpër morgje dhe më pas po dërgohen në Rusi me trena apo aeroplanë, kanë thënë banorët.

Kontrolloni gjithashtu

Serwer

Daniel Serwer hedh poshtë zërat për “dokument amerikan” për Kosovë–Serbi

Deklarimet e analistit serb Dushan Janjiq se në Shtetet e Bashkuara po përgatitet një dokument …