Kamala Harris : Pushtimi i Ukrainës nga Rusia kërcënon demokracinë në të gjithë Europën

Duke folur për luftën që po zhvillohet në mes të ushtrisë pushtuese ruse dhe rezistencës së armatosur ukrainase, zëvendës presidentja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kamala Harris ka tërhequr vërejtjes se pushtimi rus ndaj Ukrainës është një kërcënim i madh për të gjitha demokracitë. “Pushtimi rus nuk kërcënon vetëm demokracinë ukrainase, por demokracinë dhe sigurinë e të gjithë Europës. Oqeani që na ndan neve nga Ukraina, nuk do të thotë që jemi të paprekur nga ky agresion . Shtetet e Bashkuara të Amerikës qëndrojnë krah popullit ukrainas dhe në mbrojtje të aleancës së NATO-s”, ka shtuar zëvendës presidentja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kamala Harris.

Kontrolloni gjithashtu

Eman Rrahmani: Qeveria po financon OJQ-të, ndërsa ushtria dhe policia po zbrazen nga uniformat

Kandidati për deputet, Eman Rrahmani, ka kritikuar ashpër prioritetet e Qeverisë Kurti në sektorin e …