Forcat ruse kanë sulmuar me raketa një qendër trajnimit ushtarak jashtë qytetit Lviv, bazë stërvitore e NATO-s

Forcat ruse kanë sulmuar me raketa një qendër trajnimit ushtarak jashtë qytetit Lviv, bazë stërvitore e NATO-s

Lviv është vetëm 80 km (50 milje) larg kufirit polak dhe një destinacion për shumë ukrainas që ikin nga pjesë të tjera të vendit, raporton BBC. Në ditët e para të pushtimit, forcat ruse shënjestruan rajone në veri, lindje dhe jug, duke përfshirë kryeqytetin Kiev. Por ditët e fundit forcat ruse kanë shënjestruar rajone në qendër, si Dnipro, dhe në perëndim si Ivano-Frankivsk. Deri më tani raportohet për nëntë të vrarë nga ky sulm, ndërsa 57 të tjerë janë plagosur tha guvernatori i rajonit Lviv. Ai thotë se Rusia gjuajti 30 raketa në objektin ushtarak. Ukraina mban aty shumicën e stërvitjeve me vendet anëtare të NATO-s. Ministri i Mbrojtjes në Ukrainë, Oleksii Reznikov, ka thënë se instruktorë të huaj ushtarakë punojnë në këtë bazë ushtarake. “Ky është një tjetër sulm terrorist ndaj paqes dhe sigurisë afër kufirit të Bashkimit Evropian dhe NATO-s”, ka thënë Reznikov në Twitter.

Kontrolloni gjithashtu

Në akademinë përkujtimore u promovuan dy libra të lënë në dorëshkrim nga profesori Ahmet Qeriqi

Në kuadër të akademisë përkujtimore kushtuar jetës dhe veprës së profesorit Ahmet Qeriqi, u promovuan …