PDK

Në kuadër të riaktivizimit të strukturave të saj në diasporë, PDK-ja të dielën ka formuar Degën në Suedi

Në kuadër të riaktivizimit të strukturave të saj në diasporë, PDK-ja të dielën ka formuar Degën, në Suedi. Në Kuvendin Zgjedhor të Degës së PDK-së në Suedi ishte i pranishëm edhe udhëheqësi i Departamentit të Diasporës në PDK, deputeti Elmi Reçica. Me këtë rast, kryetar i Degës u zgjodh, Valon Kryeziu, ndërsa nënkryetar,  Hisret Kyçyku. Po ashtu u votua për Këshillin e Degës dhe Kryesinë, të cilët bashkërisht do ta fuqizojnë PDK-në në Diasporë”, ka shkruar Reçica. Ai ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës do të vazhdojë me themelimin e Degëve të reja dhe fuqizimin e saj në Diasporë, me qëllim të krijimit të mundësive që Diaspora të jetë sa më e pranishme në jetën politike, për të kontribuar me potencialin e saj në zhvillimin e vendit përmes resurseve humane apo edhe në financimin e projekteve zhvillimore të vendit.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgim Lushtaku

Mërgim Lushtaku: Nuk është hera e parë që qeveria tenton të kontrollojë mediat dhe gazetarët

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, i cili është anëtar në Komisionin për Administratë Publike, Pushtet …