COVID

Sot nuk ka vdekur asnjë i infektuar me virusin korona, janë paraqitur 18 raste të reja, janë shëruar 54 të infektuar

Ministria e Shëndetësisë, duke u mbështetur në të dhënat zyrtare të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës,  ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga  812  testime  sa janë bërë në nivel vendi, 18     të dyshuar  kanë rezultuar pozitiv me virusin korona. Gjatë kësaj periudhe kohore nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Po ashtu bëhet me dije se sot janë shëruar 54  të infektuar dhe  numri i përgjithshëm i të shëruarve ka arritur në 223 mijë e 96. Numri i rasteve aktive ka zbritur në  637 të infektuar aktualë.

Kontrolloni gjithashtu

Nisma kritikon LVV-në pas dështimit të 10-të, të seancës konstituive

Pas dështimit të dhjetë të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, partitë opozitare kanë kritikuar …